Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Uke Bytyqi”, në aksin kryesor Prizren–Suharekë, te rrethi i Tranzitit të Vjetër në Prizren, raporton Sinjali. Nga pamjet e siguruara nga Sinjali, shihet përplasja mes një veture dhe një motoçiklete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e Emergjencës dhe Policia e Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime dhe, pas ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
