Pesë herë kampioni i Botës, Brazili do të përballet me Norvegjinë në fazën e 1/8 sot në New Jersey. Brazilianët hasën vështirësi në fillimin e fazës së grupeve, ndërsa treguan forcën në sfidën e kaluar me eliminim direkt me Japoninë. Por historia me Norvegjinë, që me Halaand në fushë, trembështetë.
Norvegjezët janë të pathyer në takimet e mëparshme me Brazilin, madje e kanë mundur në Botërorin e 1998 me rezultatin 2:1. Por skuadra e Ancelottit shikohet si favorite në takimin e sotëm. Meksika pret Anglinë në stadiumin legjendar “Azteca”, ku ka një rekord të jashtëzakonshëm, vetëm dy humbje në ndeshje zyrtare dhe asnjë në fazën finale të Kupës së Botës.
Meksikanët kanë ndjerë mbështetjen e tifozërisë, pasi luajnë në shtëpi dhe në 4 takimet e deritanishme të Botërorit 2026 nuk kanë pësuar asnjë gol. Por Anglia, që nuk i ka pasur të gjitha ndeshjet e lehta në këtë turne, ka vetëm rezultate pozitive në 4 sfidat e mëparshme me Meksikën, përfshi fitoren në Kupën e Botës 1966, ku mori të vetmin trofe në historinë e saj.
