Beyonce rikthehet me këngë të re pas dy vitesh, publikon Morning Dew

0%

Beyonce ka surprizuar fansat duke publikuar këngën e saj më të re, “Morning Dew (Donk)” , duke shënuar rikthimin e saj muzikor pas dy vitesh. Projekti u publikua gjatë fundjavës së festimeve të 4 Korrikut dhe është materiali i parë i ri që nga albumi “Cowboy Carter” i vitit 2024, i cili u vlerësua gjerësisht nga kritika.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon. Ajo shoqërohet edhe me një fotografi promovuese ku këngëtarja shfaqet e shtrirë në rërë, e veshur me bikini, shkruan DailyMail.

Fansat më besnikë e njohën menjëherë titullin “Donk”, pasi një version i papublikuar i kësaj kënge kishte qarkulluar në internet që në vitin 2013, por nuk ishte përfshirë kurrë në albumin e saj të atij viti. Publikimi i papritur shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e Beyonce shprehën entuziazmin për rikthimin e artistes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumë prej tyre spekuluan se kjo mund të jetë shenja e parë e një projekti më të madh muzikor ose e një edicioni special për 20-vjetorin e albumit “B’Day”. Pak muaj më parë, në prill, Beyoncé shënoi edhe 10-vjetorin e albumit të saj ikonik “Lemonade”, duke kujtuar projektin që u kthye në një nga sukseset më të mëdha të karrierës së saj.

Albumi, i publikuar në vitin 2016, fitoi çmime të shumta dhe u vlerësua për trajtimin e temave si tradhtia, falja dhe forca personale.

Burimi: Telegrafi