Deçan: I shkrep pushka aksidentalisht, lëndohet në këmbë një person

0%

Një person është lënduar në gishtin e këmbës nga një pushkë ajrore në Deçan. Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari fillimisht kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Deçanit, pasi kishte pësuar lëndim në këmbë nga arma në zonën e Bjeshkëve të Roshkodolit. I dyshuari ka deklaruar se arma i është shkrepur nga pakujdesia, duke i shkaktuar plagë në gishtin e këmbës.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë ajrore, në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedur të rregullt”, thotë PK.

Burimi: Bota Sot