Tentoi të vidhte në një shtëpi, hajni kapet në flagrancë në Prishtinë

0%

Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi është kapur në tentativë për të hyrë dhe kryer vjedhje në një shtëpi në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është hasur nga njësiti policor në momentin kur po tentonte të depërtonte në objektin e viktimës. Pas ndërhyrjes së menjëhershme, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Bota Sot