Ferizaj: Tre të rinj gjobiten dhe mbesin pa leje në tri raste të

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj tre drejtuesve të automjeteve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut, si pjesë e kontrolleve të rregullta për rritjen e sigurisë rrugore. Sipas Policisë, në rastin e parë, në fshatin Rakaj, është ndaluar një shofer 28-vjeçar i cili drejtonte automjetin me shpejtësi 161 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë ndalimi i drejtimit për 6 muaj. Në rastin e dytë, një shofer 23-vjeçar ka mbetur pa patentë-shofer për 12 muaj, pasi ka grumbulluar 10 pikë negative si pasojë e kundërvajtjeve të rënda në trafik.

Ndërsa në rastin e tretë, një tjetër 23-vjeçar është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj, pasi ka tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë. Një nga kundërvajtjet është raportuar edhe nga qytetarët përmes platformës “Lajmëro policinë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të dispozitave ligjore në trafik”, thotë PK.

Burimi: Bota Sot