Arrestohet një person në Kamenicë – i gjenden armë, fishekë dhe një

0%

Një person është arrestuar në orët e para të së shtunës në fshatin Novosellë të Kamenicës, nën dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës , gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 50 fishekë, një këllëf arme si dhe një xhaketë e vjetër e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se i dyshuari i posedonte këto sende pa lejen përkatëse. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Burimi: Telegrafi