Madonna anulon në momentin e fundit paraqitjen në London Pride

0%

Madonna nuk do të marrë pjesë në London Pride, pavarësisht raportimeve se ishte planifikuar një paraqitje surprizë në skenën e Trafalgar Square, ku pritej të performonte së bashku me Beth Ditto dhe MNEK. Sipas medieve britanike, vendimi u mor në minutën e fundit për shkak të shqetësimeve për sigurinë, pasi në festimet e Pride në Londër pritej pjesëmarrja e më shumë se një milion personave.

Një burim tha për The Sun se këngëtarja ishte shumë e entuziazmuar për këtë event, duke qenë një mbështetëse e kahershme e komunitetit LGBTQ+, por ekipi i saj vendosi të mos rrezikonte për shkak të turmave të mëdha, shkruan DailyMail. Edhe organizatorët e London Pride reaguan përmes rrjeteve sociale, duke sqaruar zyrtarisht se Madonna nuk do të performonte në aktivitet.

Festimet në Londër u zhvilluan me pjesëmarrjen e mbi 35 mijë marshuesve nga më shumë se 600 grupe, ndërsa parada kaloi nga Hyde Park Corner drejt Whitehall Place. Policia Metropolitane kishte paralajmëruar se nuk do të kishte tolerancë ndaj asnjë forme të krimit të urrejtjes gjatë aktivitetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Madonna festoi publikimin e albumit të saj të ri “Confessions II”, i cili po merr vlerësime shumë pozitive nga kritika dhe konsiderohet një nga projektet e saj më të suksesshme të viteve të fundit.

Burimi: Telegrafi