Artur Meçollari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është ndalur te protesta e opozitës, të cilën e cilëson si “ditën e 35-të të Revolucionit të Flamingove”. Sipas Meçollarit, pjesëmarrja në tubimin e sotëm ishte “më e madhja në historinë e Shqipërisë”, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se po manipulojnë opinionin publik mbi numrin e pjesëmarrësve.
Postimi: Patronazhiste, kjo është pjesëmarrja sot në ditën e 35-të të Revolucionit të Flamingove. Më e madhja në historinë e Shqipërisë. Vazhdojnë t’ju mashtrojnë. U thye algoritmi. Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme.
