Akuzat në Botëror

0%

Trajneri Toni Popoviç u vendos në qendër të kritikave, pasi tek Australia zëvendësoi portierin Beach për të aktivizuan Ryan gjatë penalltive. Një vendim që rezultoi i gabuari, pasi Beach po bënte mjaft mirë ndaj Egjiptit. Ryan ndërkohë nuk ia doli të priste asnjë penallti. Federata Australiane e Futbollit tregoi mbështetje për trajnerin e saj, pavarësisht eliminimit të hidhur nga Botërori.

“Stafi teknik dhe Toni Popovicç janë gjithmonë në pozicionin më të mirë për të vlerësuar se çfarë i nevojitet skuadrës në atë moment. Me kalimin e kohës, të gjithë e dinë se çfarë do të kishte qenë më mirë të bëhej. Por vendimet duhen marrë në ato çaste, bazuar në atë që është parë gjatë stërvitjeve dhe në përshtypjet e krijuara nga bisedat me lojtarët.

Prandaj, Toni Popoviç gëzon besimin tonë të plotë” , u shpreh drejtori ekzekutiv Martin Kugeleer. Ryan kishte edhe një precedent të mëparshëm. Në vitin 2022 largohej nga fusha pikërisht në momentin e penalltive, ndërsa Australia siguronte kualifikimin në Botëror..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot