Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

0%

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit. Vërehet një situatë përgjithësisht e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh dhe kamionësh.

Sipas përditësimit të orës minuta, pothuajse të gjitha pikat kufitare regjistrojnë pritje minimale prej 3 deri në 5 minutash si në hyrje ashtu edhe në dalje, përfshirë Merdarë, Vërmicë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Kullë dhe pika të tjera kryesore kufitare.

E vetmja pikë ku është regjistruar rritje e kohës së pritjes mbetet Hani i Elezit, ku automjetet raportojnë pritje prej 10 deri në 15 minutash në hyrje, ndërsa në dalje situata mbetet e njëjtë me 3–5 minuta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot