Vikendi i parë i korrikut ka sjellë fluks të madh automjetesh në dalje të kësaj pike kufitare. Sipas të dhënave të fundit, brenda 36 orëve, në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar rreth 30 mijë udhëtarë dhe 136 autobusë.
Fluks i lartë hyrjesh është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ku, për shkak të numrit të madh të automjeteve, janë krijuar radhë në hyrje të Shqipërisë. Lëvizja e shtuar lidhet me fundjavën dhe sezonin turistik, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar dhe zonat turistike të vendit për t’i kaluar pushimet.
Për ta përballuar fluksin, autoritetet në Pikën Kufitare të Morinës kanë vënë në funksion të gjitha sportelet e kontrollit.
Për automjetet me targa të Kosovës po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle të detajuara, në bazë të marrëveshjeve në fuqi, ndërsa për automjetet me targa të huaja po aplikohen procedura të përshpejtuara, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e qarkullimit.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, vetëm në intervalin kohor nga ora deri në orën , në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë kanë hyrë në territorin shqiptar 11.725 shtetas nga Kosova me 2.740 automjete. Ndërkaq, brenda 36 orëve, në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar rreth 30 mijë udhëtarë dhe 136 autobusë.
