Melinda Ademi publikon setin zyrtar fotografik për albumin “Bad Diva”

0%

Këngëtarja Melinda Ademi ka prezantuar setin e ri të fotografive që shërbejnë si imazhet zyrtare për albumin e saj debutues “Bad Diva”.

Në publikimin e saj në rrjete sociale, ajo ka shkruar: “Seti zyrtar fotografik për albumin tim debutues ‘Bad Diva’.” Në imazhet e publikuara, Melinda shfaqet me një stil glamuroz dhe elegant, duke pozuar me një kostum në ngjyrë bezhë të zbukuruar me detaje me gurë shkëlqyes. Pamja e saj kompletohet me aksesorë të mëdhenj, grim të theksuar dhe flokë me onde.

Fotografitë janë pritur me interes nga fansat, ndërsa projekti “Bad Diva” pritet të shënojë një hap të ri në karrierën muzikore të artistes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com