Ekipi i Egnatias ka vendosur të ndajë “rrugët” me mbrojtësinë e krahut të majtë Jefferson. Edhe pse 23-vjeçari la ekipin brazilan të CSA për t’u bashkuar me rrogozhinasit, vetëm 1 vit ka zgjatur “bashkëjetesa”. Kontrata ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027-të, por duket se palët kanë tjetër qasje.
Në sezonin 2025-2026, Jefferson zhvilloi 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën rrogozhinase, duke mos e fituar kurrë pozitën e titullarit. 23-vjeçari brazilan largohet me titullin e kampionit në Superiore prej Egnatias, ndërsa do jetë në kërkim për ekip të ri.
