Fillon grumbullimi në shesh, qytetarët drejt protestës 35-ditore

0%

Ka nisur tashmë grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeminsitrisë, ku do të protestohet për ditën e 35-të me radhë. Kujtojmë që ditën e sotme për herë të dytë në një muaj pjesë e protestës do të jetë edhe Diaspora. Ashtu si dhe herën e parë edhe gjatë ditës së sotme në protestë mbizotërojnë pankarat, flamujt kombëtarë dhe ata amerikanë.

Kujtojmë që herën e kaluar protesta ishte paqësore, ku pas fjalimeve disa nga protestuesit zgjodhën ta kalojnë natën para Kryeministrisë.

Burimi: Bota Sot