Rrugëtimi magjik i Vozinhas

0%

Shpërndaje në: Gjithçka që Vozinha ka dëshiruar nga kjo Kupë e Botës, është që nëna e tij ta shihte duke luajtur. Ai e realizoi këtë – por edhe më shumë. Kepi i Gjelbër nuk fitoi ndeshje të Kupës së Botës, por disi, kjo pak pati rëndësi.

Debutimi i përfaqësueses afrikane në këtë skenë ishte i paharrueshëm falë portierit 40-vjeçar, i cili ishte afër që ta shkaktonte me bashkëlojtarë befasinë më të madhe në historinë e sportit. Rrugëtimi magjik i Kepit të Gjelbër u ndal në orët e hershme të së shtunës në raundin e 32 përfaqësueseve më të mira.

“Peshkaqenët e kaltër” u ndalën nga Lionel Messi dhe fituesja në fuqi e Botërorit, Argjentina – ashtu siç e prisnin shumica. Rezultatin përfundimtar: Kampionia 3, Hirushja 2, në kohën shtesë – siç ndoshta shumë pak e prisnin. “Ne e kemi nderuar Kepin e Gjelbër në pjesën më të madhe të botës”, ka thënë Vozinha në gjuhën portugeze. “Kemi luftuar të barabartë ndaj Argjentinës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Luftë, kështu bëri Kepi i Gjelbër. Por, rrugëtimi u ndal. Pati rezultat baras pa gola ndaj Spanjës në hapje të turneut. Vozinha e udhëhoqi rrugëtimin i cili u përshkrua me përkushtimin e përbashkët për ta marrë nënën në SHBA, për t’i parë ndeshjet e fazës grupore. Ishin edhe dy barazime dramatike, të mjaftueshme që Kepi i Gjelbër të kalonte në raundin nokaut.

U desh një gol i Messit dhe një goditje nga këndi nga legjenda në mesin e pjesës së dytë të vazhdimeve, që sfida të vendosej e Argjentina e fuqishme të shpëtonte. Loja zgjati më shumë se dy orë e gjysmë. Vozinha shkëlqeu ndaj përfaqësueses që e nisi turneun si e para e botës në renditje.

“Ai ka kualitet, është portier kualitativ”, ka thënë mbrojtësi i Kepit të Gjelbër, Pico Lopes, i cili u rekrutua në përfaqësuese me një mesazh në “LinkedIn” – një tjetër tregim për Hollywood në skuadër. “Ndoshta nuk e ka pasur më parë njohjen që e meriton. Ai është legjendë e futbollit të Kepit të Gjelbër”. Vozinha kishte katër pritje vendimtare ndaj Messit në 60 minutat e fundit.

Në minutën e 63-të e ndali Messin në situatë një kundër një, kur ai gjuajti me të djathtën e Vozinha e devijoi topin me trup. “Jo shumë njerëz e ndalin Lionel Messin nga katër-pesë metra larg”, tha Lopes. Gjuajtja e lirë e Messit në minutën e 73-të ishte e destinuar të përfundonte në krahun e djathtë të portës.

Vozinha u zgjat mjaftueshëm për ta larguar topin jashtë kur rezultati ishte 1:1. Messi gjuajti ulët nga faulli edhe në kohën shtesë, por Vozinha arriti ta largojë topin ndonëse para kishte shumë lojtarë në zonë. Në fundin e pjesës së parë të vazhdimeve, Messi pranoi top në zonë dhe gjuajti. Vozinha u zgjat dhe e devijoi edhe këtë tentim. Ai bëri gjithçka që mundi. Të gjithë bënë.

Kepi i Gjelbër ishte shteti më i vogël që luajti në Kupën e Botës, me popullsi prej 1 për qind të gjithë Argjentinës. Tani do të pranojë afro 10 milionë euro nga FIFA, për arritjen deri në këtë fazë të turneut. “Askush nuk pyet tani ku është Kepi i Gjelbër”, thotë Lopes. “Ata e dinë se ku gjendemi”.

Burimi: Koha