Revolta qytetare, protestuesit sjellin para Kryeministrisë një

0%

Pas tortës simbolike prej betoni me të cilën protestuesit i “uruan” ditëlindjen kryeministrit Edi Rama, një tjetër moment simbolik ka shoqëruar protestën para godinës së Kryeministrisë në Tirana. Protestuesit kanë sjellë një arkivol simbolik, i cili mbante mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”. E njëjta frazë ishte vendosur edhe në anët e arkivolit.

Arkivoli që mbahej në dorë nga disa protestues bëri një xhiro përpara godinës së Kryeministrisë si pjesë e simbolikës së protestës. Protesta po vazhdon akoma.

Burimi: Bota Sot