Obama: Amerika ka ende punë përpara!

0%

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përcjellë një mesazh me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, duke vënë theksin te rëndësia e mbrojtjes së demokracisë dhe e vlerave mbi të cilat u themelua vendi.

Në mesazhin e tij, Obama kujtoi se shpallja e Deklaratës së Pavarësisë më përfaqësoi një hap revolucionar, duke afirmuar parimin se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe gëzojnë të drejta të patjetërsueshme.

Ish-presidenti pranoi se themeluesit e Shteteve të Bashkuara nuk e realizuan plotësisht këtë ideal, pasi skllavëria vazhdoi të ekzistonte dhe e drejta e votës ishte e kufizuar vetëm për burrat e bardhë pronarë. Megjithatë, ai theksoi se Kushtetuta dhe Karta e të Drejtave krijuan bazën që brezat pasardhës të zgjeronin liritë dhe të drejtat për gjithnjë e më shumë qytetarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Obamës, gjatë më shumë se dy shekujve, amerikanët kanë kontribuar në forcimin e demokracisë përmes protestave, peticioneve, grevave dhe angazhimit qytetar, duke i dhënë një kuptim më gjithëpërfshirës shprehjes “Ne, populli”. Në përfundim të mesazhit të tij, Obama theksoi se sfidat për demokracinë mbeten aktuale dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos bien në vetëkënaqësi.

“Tani nuk mund të bëhemi të vetëkënaqur. Kemi ende shumë punë për të bërë për të mbrojtur demokracinë tonë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë”, u shpreh ish-presidenti amerikan.

Burimi: Bota Sot