Al-Hilali përshpejton negociatat për transferimin e yllit të

0%

Sipas raportimit të Marca , Al-Hilal ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar mesfushorin e Barcelonës, Marc Casado. Mesfushori spanjoll nuk bën pjesë në planet kryesore të trajnerit Hansi Flick për sezonin e ardhshëm, ndaj po shqyrton mundësinë e largimit për të gjetur më shumë hapësira dhe për t’i dhënë një drejtim të ri karrierës së tij.

Klubi saudit është i gatshëm t’i ofrojë Casados një kontratë shumë të favorshme financiarisht. Megjithatë, futbollisti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe po vlerëson me kujdes nëse transferimi në Arabinë Saudite është hapi i duhur në këtë fazë të karrierës. Interesim për 21-vjeçarin ka shfaqur edhe Milani, që do t’i ofronte mundësinë të vazhdonte karrierën në futbollin evropian.

Nga ana tjetër, Barcelona synon të arkëtojë rreth 30 milionë euro nga shitja e mesfushorit. Këto të ardhura do ta ndihmonin klubin katalanas të krijonte më shumë hapësirë në fondin e pagave dhe të financonte afrimet e reja gjatë afatit kalimtar veror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raporti shton se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, po punon për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme dhe një klub që plotëson kërkesat e Barcelonës dhe të vetë futbollistit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi