Fluturim spektakolar, piloti krijon mbishkrimin “USA 250th” në qiell

0%

Një pilot ka tërhequr vëmendje në 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke shkruar në qiell “USA 250th” mbi shtetin amerikan të Ohios, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve. Regjistrat e fluturimit tregojnë se aeroplani u ngrit nga Aeroporti i Qarkut Norwalk-Huron në orën të mëngjesit.

Piloti, i specializuar në të ashtuquajturin skywriting (shkrim në qiell me aeroplan), ndoqi një trajektore të planifikuar me saktësi për të formuar shkronjat dhe numrat gjigantë. Për realizimin e plotë të mbishkrimit “USA 250th” u deshën më shumë se gjashtë orë fluturim, gjatë të cilave aeroplani përshkoi qindra kilometra.

Kjo mënyrë kreative e shënimit të përvjetorit të 250-të të SHBA-së u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues publikuan pamje të itinerarit të aeroplanit dhe e cilësuan atë si një homazh të veçantë për jubileun historik të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi