Madonna dhe vajza e saj, Lourdes, zbulojnë si një këngë i ndihmoi të

0%

Madonna dhe vajza e saj, Lourdes Leon, kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre të ndërlikuar gjatë promovimit të këngës së re The Test, një duet që trajton sfidat dhe emocionet mes nënës dhe vajzës. Gjatë një eventi në Londër për prezantimin e albumit të ri Confessions II, dyshja pati një moment të sikletshëm në skenë, kur fillimisht u përshëndetën me një shtrëngim duarsh.

Më pas Madonna u afrua për ta puthur në faqe, ndërsa një koment me humor nga Lourdes krijoi një atmosferë të tensionuar, duke shtuar spekulimet për një raport të ftohtë mes tyre, shkruan DailyMail. Lourdes zbuloi se ishte ideja e saj të realizonin këtë bashkëpunim muzikor, duke shpjeguar se shumë ndjenja mes tyre kanë mbetur të pathëna ndër vite.

Sipas saj, arti ishte mënyra më e mirë për të shprehur emocionet që ishte e vështirë t’i diskutonin drejtpërdrejt. Nga ana e saj, Madonna pranoi se procesi i krijimit të këngës ishte shumë emocional. Ajo tha se pati momente kur ndjeu dëshirën ta përqafonte vajzën, duke theksuar se, edhe pse nuk bien gjithmonë dakord, krijimtaria dhe arti kanë qenë gjithmonë ura që i ka bashkuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në intervistë, Lourdes e përshkroi bashkëpunimin me një fjalë të vetme: “shërues”. Edhe Madonna kishte folur më parë për marrëdhënien e tyre, duke pranuar se vajza kishte mbajtur për vite me radhë një ndjenjë pakënaqësie ndaj saj, por se krijimi i The Test i ndihmoi të përballeshin me të kaluarën dhe të afroheshin sërish.

Rihanna dhe ASAP Rocky janë në një lidhje që prej vitit 2020 dhe janë prindër të tre fëmijëve. Edhe pse së fundmi kanë qenë në qendër të spekulimeve për martesë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me polemikat e krijuara nga komenti i reperit.

Burimi: Telegrafi