Scaloni 100 ndeshje me Argjentinën

0%

Lionel Scaloni menaxhoi për herë të 100 ekipin kombëtar të Argjentinës. Për trajnerin nga Santa Fe ndeshja kundër Kepit të Gjelbër nuk vlente vetëm një vend mes 16-të më të mirave në këtë turne. “Mendoj se ishte një ndeshje me shumë problematika.

U mbrojtëm me shumë vështirësi ndërsa ngërçet penguan shumë lojtarë, por në fund ka rëndësi fitorja”, tha Scaloni në përfundim të ndeshjes të fituar nga Argjentina me shifrat 3-2. “Jam i lumtur që kjo ndeshje u mbyll me fitoren tonë pasi bëhej fjalë për ndeshjen time të 100 si trajner i Argjentinës. Nuk do të kisha festuar më mirë se kështu këtë arritje”, tha Scaloni.

Paraqitja përballë Kepit të Gjelbër nuk e shqetëson Scaloni-n, i cili vlerësoi rivalët nga Afrika. “Mendoj se kjo ndeshje shkoi kështu sepse Kepi i Gjelbër dha 200% dhe jo për faktin se ne ishim nën presion. Argjentina nuk është asnjëherë nën presion. Sigurisht ka gjëra për të përmirësuar, por ne jemi gati”, tha Scaloni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot