Shpërndaje në: Përplasje mes protestuesve dhe policisë shpërthyen në Gjermaninë qendrore, ndërsa mijëra persona dolën në rrugë për të kundërshtuar mbajtjen e kongresit kombëtar të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Sipas policisë, rreth 20 mijë protestues u mblodhën në qytetin lindor të Erfurtit për të bllokuar rrugët dhe për të penguar rreth 600 delegatë të AfD-së të mbërrinin në kongresin e partisë, ku zgjidhet udhëheqja. Për sigurimin e ngjarjes u angazhuan mijëra efektivë policie. Protestuesit, të organizuar nga aleanca “Otpor”, u ulën në qendër të qytetit.
Disa u lëshuan me litarë nga mbikalimet, ndërsa të tjerë u shtrinë mbi shinat e tramvajit për të penguar qarkullimin. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan policinë duke përdorur shkopinj gome ndaj protestuesve që tentonin të çanin kordonin, ndërsa në zona të tjera pati përleshje për kontrollin e turmës.
Megjithatë, një zëdhënës i policisë deklaroi për Die Zeit se protestat ishin “kryesisht paqësore” dhe se janë regjistruar më pak se 100 shkelje, kryesisht dëmtime të pronës dhe grafite. Nga ana tjetër, një zëdhënës i AfD-së ka thënë se 540 delegatë kishin mbërritur në qendrën e kongresit para orës të mëngjesit dhe se punimet nisën sipas planit.
Vendimi i AfD-së për ta mbajtur kongresin në 100-vjetorin e konferencës së Partisë Naziste në qytetin e afërt të Vajmarit, ku Adolf Hitleri prezantoi përshëndetjen naziste dhe Lëvizjen Rinore Hitleriane, ka shkaktuar reagime të ashpra në Gjermani. Historianë dhe politikanë e kanë cilësuar zgjedhjen e datës si një provokim të qëllimshëm.
AfD-ja i ka hedhur poshtë këto akuza, duke pretenduar se kritikët po e instrumentalizojnë historinë për qëllime politike. VIDEO: 🚨🇩🇪 ERFURT: Far‑left and Antifa CLASH with police – tear gas deployed, batons used. Police hold the line, securing the AfD congress, while the left bites their elbows in frustration.
They can do nothing with AfD success! pic.twitter.com/y7aK3ThuGX — Global Dissident (@GlobalDiss) July 4, 2026 Antifa Angriff auf unsere Journalisten in Anwesenheit vom »Widersetzen« Organisator Suraj Mailitafi und Marcant. Mit einem Faustschlag ins Gesicht und auf die Hand wird das Handy entrissen und geklaut.
Zuvor versicherte man uns, dass wir hier sicher seien. pic.twitter.com/iqUafTdZDU — JUNGE FREIHEIT (@jungefreiheit) July 4, 2026 In Erfurt, Germany, left-wing activists traveling from across the country have blocked roads to disrupt the convention of the Alternative for Germany (AfD) party.
According to our correspondent, left-wing activists have attacked two pro-AfD bloggers and attempted to lynch them.… pic.twitter.com/DiWTSQOMyW — Sota News (@sotanews) July 4, 2026
