Dogana ndalon mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara në

0%

Mbi 7 mijë produkte farmaceutike janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinjë. Sipas një njoftimi, zyrtarët doganorë kanë ndalur për kontroll një autobus të linjës ndërkombëtare dhe gjatë verifikimit të bagazheve të pasagjerëve është identifikuar një valixhe me produkte farmaceutike pa dokumentacion përkatës dhe të padeklaruara pranë autoriteteve.

Në total janë evidentuar 7 mijë e 168 produkte farmaceutike, prej të cilave 7 mijë e 100 ishin kapsula, ndërsa 68 produkte të tjera në forma të ndryshme farmaceutike, përfshirë shurupe, sprej dhe xhel.

“Meqenëse asnjëri nga pasagjerët nuk e ka pranuar pronësinë mbi bagazhin, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 08/L-247 – Kodi Doganor dhe i Akcizave, procedura kundërvajtëse është iniciuar ndaj kompanisë transportuese, si subjekt përgjegjës për transportin e mallrave dhe bagazheve në rastet kur nuk identifikohet pronari i tyre”- thuhet në njoftimin e lëshuar , më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mallrat e padeklaruara njoftohet se janë ndaluar dhe ndaj rastit janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale sipas kompetencave ligjore

Burimi: Kallxo