Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

0%

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë rreth dy orë më parë pranë shtratit të lumit Mat, vijon të jetë aktiv, duke u përhapur edhe në afërsi të zonave të banuara. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë izoluar për momentin, duke shmangur rrezikun e menjëhershëm për banesat pranë vatrës së zjarrit.

Nga përhapja e flakëve në zonën pranë Fushë-Milotit janë djegur sipërfaqe me plantacione ullinjsh dhe pemë frutore, ndërsa disa mjete zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për vënien nën kontroll të plotë të situatës. Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë punën e ekipeve të emergjencës.

Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët me mjete rrethanore po kontribuojnë në izolimin dhe shuarjen e flakëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot