Shpërndaje në: Franca ka qenë prej përfaqësueseve që ka shkëlqyer më së shumti në Botërorin e këtij viti. Emrat si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Michael Olise, Bradley Barcola dhe Desire Doue kanë shfaqur potencialin e madh duke dominuar gjithë kundërshtarët. Të gjithë këta pesë lojtarë i kanë shënuar 13 golat e Francës. Mbappe dhe Dembele i kanë realizuar dhjetë prej tyre.
Olise ndërkohë ka shfaqur formë të lartë të organizimit të lojës. Dhe për këtë arsye, Franca është favorite e madhe ndaj Paraguait në ndeshjen e 1/8 të finales së Kupës së Botës. Ndeshja luhet të shtunën nga ora në Filadelfia. Paraguai nuk ishte favorit edhe në ndeshjen ndaj Gjermanisë, në raundin e parë të fazës nokaut.
Por, tani synon të arrijë tjetër rezultat shokues për të bërë vend në çerekfinale. Franca është fituese e Botërorit 2018, ndërsa në “Katari 2022” ishte nënkampione.
