Kloppi tregon nëse do të jetë përzgjedhës i Gjermanisë

0%

Shpërndaje në: Gjermania u eliminua herët nga Kupa e Botës, dhe menjëherë pas largimit nga turneu, u largua nga posti i përzgjedhësit edhe Julian Nagelsmann. Është folur shumë nëse Jurgen Klopp do të jetë pasardhës i tij. Kloppi ka folur pikërisht për këtë çështje, dhe e ka lënë derën e hapur.

Nagelsmann u largua nga posti i përzgjedhësit, por do të përfitojë 7 milionë euro, pasi kishte kontratë deri pas përfundimit të “Euro 2028”. “I kam mbushur bateritë tani dhe jam gati. Por kam kontratë me Red Bullin dhe dua t’i respektoj kontratat. Megjithatë, jam i interesuar për bisedime. Do të jenë bisedime intensive”, ka deklaruar Klopp që punon si analist i Kupës së Botës në MagentaTV.

Kloppi së fundmi ishte trajner i Liverpoolit, ndërsa tani është përgjegjës i Red Bullit për futboll. Paga e Kloppit, siç raporton “Kicker”, pritet të jetë dhjetë milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha