Morën orë Rolex si shpërblim, Federata meksikane i kthen nga frika

0%

Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Meksikës e ka kthyer setin e orëve Rolex, të cilën e kishin marrë si shpërblim nga personazhi i njohur i rrjeteve sociale “SteveWilldoIt”. Kështu ka njoftuar Federata meksikane dhe kthimin e orëve e ka bërë nga frika se mund ta thyejë rregulloren e etikës të vendosur nga FIFA.

Federata në njoftim ka shkruar se lojtarët kanë arritur “marrëveshje të dyanshme”, për t’i kthyer këto orë. Ekipi përfaqësues i Meksikës e kishte pranuar dhuratën pas fitores 2:0 ndaj Ekuadorit, në 1/16 e finales të Kupës së Botës. Dhurata e “SteveWilldoIt” ka qenë me vlerë prej afro 1 milionë eurove.

SteveWillDoIt gifted the whole Mexico Football team Rolex’s and they started TOSSING him ($1,000,000+) 😮😭 @stevewilldoit pic.twitter.com/ZcSw6cu7Nw — Steve’s Empire (@steveempire_) July 2, 2026

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha