Jurgen Klopp ka folur për herë të parë pasi emri i tij u përfshi në listën për trajner të ri të Gjermanisë. Julian Nagelsmann dha dorëheqje pas eliminimit nga Kupa e Botës, derisa federata gjermane njoftoi se ka nisur kontaktet me drejtorin aktual të Red Bull.
Klopp ka pranuar se ka nisur negociatat me federatën dhe se është i interesuar për të marr drejtimin e kombëtares gjermane, derisa premtoi se do të ketë edhe ndryshime të mëdha. “Po, mund të konfirmoj bisedimet. Gjërat lëvizën mjaft shpejt. Julian dha dorëheqjen. DFB po kërkon një pasardhës. Dhe po flasin me mua. Për atë që duhet të ndodhë ende: Koha. Jam nën kontratë me Red Bull.
Kam thënë se jam i interesuar për bisedimet. Ato do të jenë intensive sepse nuk ka të bëjë vetëm me Julian Nagelsmann. Gjithashtu duhet të flas me Oliver Mintzlaff. Ai është punëdhënësi im. Ne kemi prekur tashmë disa gjëra. Supozoj se ai nuk do të më pengojë. Kam qenë atje për 19 muaj. Ishte një kohë intensive. Jam gati. Sapo të fillojnë bisedimet, mendja juaj fillon të vrapojë.
Ne duhet t’i ndryshojmë gjërat në thelb.”, ka deklaruar Jurgen Klopp.
