Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin në orën .
Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 vetura përplasen mes tyre – disa të lënduar “Në ora , policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime.
Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi Krasniqi. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti.
