Dy kavanozë me kanabis zbulohen në një serë në Kaçanik, Policia nis

0%

Një rast i dyshuar i kultivimit të kanabisit është zbuluar në fshatin Biçecë të Kaçanikut, ku Policia ka sekuestruar dy bimë të dyshuara narkotike dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës , Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Kaçanik ka pranuar informacione se në një serë, në pronën e L.

Zh., rreth 29-vjeçar, mund të ndodheshin bimë të dyshuara narkotike. Pas daljes në vendin e ngjarjes, policët kanë gjetur dy kavanozë me bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa, për çka është njoftuar edhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj. Janë intervistuar dëshmitarët L. Zh. dhe K.

Z, ndërsa hetimet janë fokusuar në identifikimin e personit që dyshohet se i kishte kultivuar bimët. Forenzika Rajonale ka sekuestruar si prova materiale: një kavanoz me një bimë Kanabis Sativa me gjatësi 20 centimetra; një kavanoz me një bimë Kanabis Sativa me gjatësi 15 centimetra.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar si “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com