Ekskluzive | Ky është 31-vjeçari që u ther disa herë me thikë pas

0%

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetin e viktimës që mbeti e plagosur në incidentin e rëndë të ndodhur paraditen e së premtes në Drenas. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ardian Bucollin, 33 vjeçar, i cili dyshohet se u godit disa herë me thikë pas një konflikti në trafik.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ilaz Kodra”, përballë restorantit “City Grill”, ku, sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, i dyshuari Defrim Hasi, 27 vjeçar dyshohet se e sulmoi me thikë. Ardian Bucolli fillimisht mori trajtim në QKMF-Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK. Pas trajtimit mjekësor, ai u lirua për në shtëpi.

Ndaj Defrim Hasit është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë”, ndërsa ai vazhdon të kërkohet nga Policia e Kosovës. Hetimet janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tentim vrasjeje pas një konflikti në trafik në Drenas, 31-vjeçari theret disa herë me thikë Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim vrasjen pas konfliktit në trafik në Drenas Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com