Protestat patriotike të rinisë shqiptare kanë hyrë në muajin e dytë.Këto protesta tashmë kanë hyrë në histori, pavarësisht se ato janë të tradhëtuara nga mediat , gazetarët dhe intelektualët shqiptarë , këto protesta dhe kauzat e tyre do të triumfojnë mbi regjimin e korrupsionin , krimit, hajdutërisë , drogës dhe pazaret me interesin kombëtar të politikës së vjetër të tranzicionit.
Protestuesit në fjalën e tyre u kërkojnë mbështetje intelektualëve të vërtetë shqiptarë, artistëve, gazetarëve, akademikëve, profesorëve dhe profesionistëve, por cuditërisht ata heshtin dhe qëndrojnë indiferent.
Indiferenca dhe mosangazhimi në qëndresën dhe rezistencën paqësore nga ana e intelektualëve është dobësi, frikë, servilizëm,padobishmëri dhe padinjitet njerëzor së pari dhe së dyti tregojnë padinjitetin intelektual të tyre.
Dhe më keq akoma mediat, gazetat dhe televizionet janë mercenare të politikës , janë shërbesa dhe vemje të korrupsionit dhe shërbesa ndaj agjendave antishqiptare.Në televizionet shqiptare, në emisionet e tyre ftohen po ata farë intelektualësh, opinionstët e shitur dhe të diskredituar, të tejkonsumuar si servilë e mercenarë që mbrojnë politikën dhe korrupsionin e tranzicionit, dhe nuk ftohen intelektualë potentë, të aftë dhe patriotë , as ata të ndershëm dhe të pakorruptuarit, as ata që janë të guximshëm dhe kritikët e vërtetë.
Pra shqiptarët nuk janë të tradhëtuar vetëm nga politika, por edhe nga intelektualët. Tradhëtia intelelektuale e sotme, indiferenca intelektuale karshi vlerave të larta të kauzave të protestuesve shqiptarët prej më shuë se një muaji verteton se intelektualët shqiptarë në tërësinë e tyre nuk janë as autonomë, as të pavarur dhe as të moralshëm pasi nuk janë të guximshëm dhe as kritikë , sepse ata po heshtin dhe nuk po mbrojnë vlerat qytetetare, demokratike , antikorrupsion dhe as ato kombëtare ,pra intelektualët janë edhe frikacakë pasi nuk janë me protestuesit.
Qëndrimi i tyre indiferent I shkon përshtati apo më sakt i shërben mercenarizmit intelektual të tyre ndaj regjimit të korrrupsionin, krimit dhe tradhetisë të vlerave dhe të kauzave publike.Rinia patriotike dhe elita qytetare në këto protesta po i lufton tradhëtarët deputetë, ministra , qveritarë dhe tërë sistemin e tradhëtisë politike të regjimit të korrupsionit, por intelektualët janë shumë,shumë të rrallë që janë në anën e duhur të historisë, të së vërtetës dhe të drejtësisë, ata akoma nuk janë në anën popullit dhe të kombit dhe as të kësaj lëvizje proteste kundër tradhëtisë.
