Tetë persona të lënduar në aksidentin mes gjashtë automjeteve afër

0%

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e raportuar në autostradë, rreth 4 kilometra para Pikës Kufitare në Vërmicë. Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes tetë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje. “Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, ka deklaruar Krasniqi. Aksident mes pesë veturave në Vërmicë, Policia në vendngjarje Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com