Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë në Drenas. Rasti, sipas forcave të rendit, ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në trafik. I dyshuari, sipas policisë, ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti po cilësohet si “Vrasje në tentativë”. “Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
