Normalizohet qarkullimi në hyrje të Shqipërisë

0%

Është normalizuar qarkullimi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pas kolonave kilometërshe që u krijuan më herët për qytetarët që po hynin nga Kosova. Qendra për Menaxhim Kufitar ka lëshuar një njoftim të dytë, ku ka bërë të ditur se qarkullimi tashmë është kthyer në normalitet. “Ju njoftojmë se është normalizuar qarkullimi në hyrje të R. Shqipërisë.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar e Kosovës. Në një njoftim paraprak, kjo Qendër kishte bërë të ditur se që nga ora e mëngjesit, autoritetet shqiptare kishin nisur regjistrimin e qytetarëve që hyjnë në kufi, gjë që kishte shkaktuar kolona kilometërshe.

QKMK njofton për pritje të gjata në dalje të Kosovës: Kolona deri në 3.5 km Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com