Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, pritet të bëjë hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar në futbollin italian. Sipas “Football Italia”, Rrahmani do t’i bashkohet skuadrës së Venezias, pasi tashmë klubi italian ka finalizuar marrëveshjen me Spartën e Pragës për transferimin e tij.
Mësohet se Venezia do të paguajë 7.5 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit, ndërsa edhe 2 milionë euro të tjera janë të përfshira në formë bonusesh. 25-vjeçari është pjesë e Spartës së Pragës që nga viti 2024, kur u transferua nga Rapid Bukureshti për 5 milionë euro. Në edicionin 2025/26, Rrahmani ka zhvilluar 49 ndeshje, ku ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë 4 asistime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
