Nga 30 ditë paraburgim nëntë të dyshuarve për mashtrim me derivate të

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale shpëlarja e parave, për veprën penale kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprën penale Falsifikim i parasë.

Në njoftim thuhet edhe se gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q. Prishtinë, – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Shperlarja e parave, për veprën penale Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprën penale Falsifikim i parasë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për secilin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

Gjykata gjithashtu konsideron se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit lirshëm të vazhdojnë komunikimet e tyre dhe bashkëpunimin për të vazhduar kryerjen e veprave penale apo veprave të reja penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë

Burimi: Bota Sot
REKLAMË

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për brendin tuaj.

Reklamo Këtu