Pas eliminimit dramatik nga Kupa e Botës, në kampin e Kroacisë nuk e fshehën zhgënjimin për referimin, duke pretenduar se vendimet e gjyqtarëve ndikuan drejtpërdrejt në fatin e ndeshjes ndaj Portugalisë. Sulmuesi Igor Matanoviq zbuloi bisedën që pati me gjyqtarin pas anulimit të golit për pozitë jashtë loje, duke pranuar se pati një kontakt minimal me topin.
“Sinqerisht, ndjeva një kontakt të lehtë me flokët e mi. E pyeta gjyqtarin, sepse nuk isha 100 për qind i sigurt nëse e kisha prekur topin. Ai më tha se topi ka një çip, i cili tregoi se kishte një kontakt të vogël dhe për këtë arsye u sinjalizua pozita jashtë loje”, deklaroi Matanoviq. Sulmuesi kroat tha se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo përballje.
“Është e vështirë të gjej fjalët e duhura. Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe meritonim më shumë. Ende nuk e kam parë penalltinë, por nëse është akorduar një penallti e tillë… tre gola të anuluar, një pozitë jashtë loje, një shtyllë… nuk kam fjalë. Ishim shumë të pafat”, u shpreh ai.
