Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj nëntë të pandehurve, të dyshuar për disa vepra penale, përfshirë shpëlarje parash, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe falsifikim të parasë.
Sipas njoftimit të gjykatës në Facebook, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve: Gazmend Quni, Skender Kelmendi, Faruk Mazrek , Naser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari, Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Nysret Bajraktari .
Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme, pasi ekziston rreziku që të pandehurit, nëse lihen në liri, të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale ose të pengojnë zhvillimin e procedurës. “Gjykata gjithashtu konsideron se, nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që ata të vazhdojnë komunikimet dhe bashkëpunimin për të kryer vepra të tjera penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Sinjali ka raportuar ekskluzvisht emrat e të dyshuarve: Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit në mega-aksionin e DKKO-së dhe Krimeve të Rënda Prokuroria jep detaje për aksionin me nëntë të arrestuar për krim të organizuar e shpëlarje parash Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
