Dy shtetas të Kosovës, të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, janë ekstraduar nga Gjermania në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës më , ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Të ekstraduarit, me inicialet F.H. dhe M.Gj., ishin arrestuar më herët nga autoritetet gjermane, pasi kërkoheshin nga INTERPOL-i në bazë të urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sipas Policisë, njëri prej tyre dyshohet për veprën penale “Mashtrim”, ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë”.
Autoritetet thanë se të dy kishin shmangur përballjen me drejtësinë. Policia bëri të ditur se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. Pas mbërritjes në Kosovë, të dyshuarit u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonet e Mitrovicës dhe Gjakovës për procedurat e mëtejshme ligjore.
