Shpërndaje në: Ndeshja e fazës së 16 më të mirave në Kampionatin Botëror mes Anglisë dhe Meksikës pritet të zhvillohet më herët se sa ishte planifikuar fillimisht për shkak të motit, raporton BBC. Sipas raportimeve, FIFA pritet ta zhvendosë orarin e takimit në stadiumin “Azteca” në Mexico City. Ndeshja ishte planifikuar të niste në orën të mëngjesit të hënën sipas kohës në Kosovë.
Por ajo pritet të luhet të dielën në orën . Parashikimet meteorologjike tregojnë se në orarin e mëparshëm priteshin stuhi me bubullima dhe reshje të dendura shiu, megjithëse FIFA ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për ndryshimin e orarit.
Sipas rregullave të sigurisë së turneut, çdo goditje rrufeje e regjistruar brenda një rrezeje prej rreth 13 kilometrash nga stadiumi shkakton automatikisht ndërprerje prej të paktën 30 minutash të ndeshjes. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në fazën e grupeve, kur ndeshja mes Francës dhe Irakut në Filadelfia u shty për më shumë se dy orë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Rregullorja e Kupës së Botës i jep FIFA-s të drejtën që, sipas vlerësimit të saj, të anulojë, riplanifikojë ose zhvendosë ndeshjet kur e konsideron të nevojshme.
