Shpërndaje në: Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, do të bëjë hap të madh në karrierë duke u transferuar në futbollin italian. “Fotball Italia” ka shkruar të premten se Rrahmani do të transferohet te skuadra e Venezias. Mësohet se tashmë Venezia ka finalizuar marrëveshjen me Spartën e Pragës për Rrahmanin. Venezia do të paguajë 7.5 milionë euro për kartonin e qendërsulmuesit.
Plus dy milionë të tjera do të përfshihen në formë bonusesh. 25-vjeçari pjesë e Spartës së Pragës është nga viti 2024, kur u transferua nga Rapid Bukureshti për 5 milionë euro. 25-vjeçari në edicionin 2025/26 në 49 ndeshjet e zhvilluara shënoi 16 gola dhe bëri katër asistime.
