Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas arrestimit të shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe, të cilit Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimet për krime lufte.
Në reagimin publik, OVL-UÇK e ka dënuar arrestimin dhe ka hedhur poshtë pretendimet që e lidhin Selmanin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. “Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër”, thuhet në reagim.
Organizata ka vlerësuar se përpjekjet për ta ndërlidhur këtë rast me UÇK-në nuk mbështeten në fakte apo baza ligjore. Po ashtu, OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen për mbrojtjen e Selmanit. “Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë.
Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë”, thuhet më tej në reagim.
Një muaj paraburgim për kosovarin Osman Selmani i arrestuar në Serbi për “krime lufte” Ministria e Brendshme serbe pretendon se Osman Selmani vrau një çift serb në Sofali Arrestohet një kosovar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
