Ekskluzive: Terror në Lubiqevë, një person kërcënon kryetarin e

0%

Një rast i rëndë dhune dhe kërcënimesh është raportuar në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka terrorizuar bashkëfshatarët e tij për disa ditë me radhë, duke eskaluar deri në sulm fizik dhe kërcënime me thikë.

Sipas burimeve nga banorët e këtij fshati, i dyshuari Enis Kryeziu fillimisht ka kanosur kryetarin e fshatit Lubiqevë, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës së fshatit, të cilit dyshohet se i ka vendosur thikën në fyt. Po ashtu, i njëjti dyshohet se ditë më parë ka kërcënuar edhe imamin e xhamisë së fshatit, si dhe ka dëmtuar kamerën e sigurisë së objektit fetar.

Të premten, kryetari i fshatit dhe drejtori i shkollës kanë bërë denoncim në Policinë e Kosovës, pas së cilës njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur në rast. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com