Ekskluzive | “Do t’ju vras”, kërcënon dy policë në Suharekë –

0%

Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje dy zyrtarë policorë gjatë një incidenti të ndodhur mëngjesin e së premtes në Suharekë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për A.T, rreth 29-vjeçar, për të cilin Policia ishte njoftuar rreth orës për një mosmarrëveshje në parkingun “Xoni”.

Sipas burimeve, i dyshuari po tentonte ta tërhiqte automjetin në mënyrë të njëanshme nga parkingu, por pasi zyrtarët policorë e njoftuan se duhej t’u përmbahej procedurave ligjore, ai u bë agresiv dhe refuzoi t’i bindet urdhrave.

Për shkak të sjelljes së tij, policët e shoqëruan në Stacionin Policor në Suharekë, ku, sipas burimeve, ai vazhdoi t’i kanoste dy zyrtarët policorë duke u thënë se do t’i vriste. Gjatë testimit, i dyshuari rezultoi nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promil.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, A.T është mbajtur për gjashtë orë në Stacionin Policor, ndërsa pas intervistimit do të merret vendimi lidhur me procedurat e mëtejshme penale. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com