U largua nga Kosova para gati dy muajsh, Policia hap rast për

0%

Policia e Kosovës ka iniciuar zyrtarisht rastin “Person i zhdukur” për një 45-vjeçar nga Istogu, pasi familja e tij prej javësh nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Armend Nimanajn, rreth 46-vjeçar, zhdukja e të cilit ishte raportuar fillimisht nga motra e tij, V. N.-P, rreth 49-vjeçare.

Siç merr vesh Sinjali, gjatë verifikimeve, Policia ka kontaktuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka rezultuar se Armend Nimanaj kishte dalë nga Kosova më , në orën , përmes aeroportit. Më 16 qershor, në Polici është paraqitur edhe vëllai i tij, A.

N., rreth 50-vjeçar, në përpjekje për të marrë ndonjë informacion të ri, por autoritetet kanë konfirmuar se, përveç të dhënës për largimin e tij nga Kosova, nuk dispononin asnjë informacion tjetër për vendndodhjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali mëson se sot, me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar zyrtarisht si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia përmes ILECU-t, pritet të kërkojë ndihmë nga autoritetet ndërkombëtare për lokalizimin e 45-vjeçarit. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com