Policia e Kosovës ka identifikuar dy të mitur që dyshohen se janë përfshirë në grabitjen e tre shtetaseve të huaja në qendër të Prishtinës, rast që kishte ndodhur muajin e kaluar, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se grabitja kishte ndodhur më 17 qershor në rrugën “Agim Ramadani”, ku viktima kishin mbetur K.P.D.M, rreth 27-vjeçare, N.P.T.N, rreth 24-vjeçare dhe C.B.M.M, rreth 24-vjeçare.
Pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe veprimeve intensive hetimore, hetuesit e Kryeqytetit kanë arritur t’i identifikojnë si të dyshuar A.G. rreth 17-vjeçar dhe F.B., rreth 17-vjeçar. Të dy janë intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për të mitur.
Me urdhër të saj, të miturit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Tri shtetase kolumbiane grabiten në banesë në Prishtinë, të dyshuarit i kërcënuan me thikë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
