Llapi transferon ish-kapitenin e Gjilanit

0%

Shpërndaje në: Ish-kapiteni i Gjilanit, Edison Kqiku, i është bashkuar skuadrës së Llapit. Llapi të premten pasdite e ka zyrtarizuar transferimin e Kqikut. Mbrojtësi i krahut të djathtë me skuadrën llapjane ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028. 27-vjeçari është zhvilluar si futbollist te Gjilani.

Nga viti 2018 ishte pjesë e skuadrës së parë, derisa regjistroi 121 paraqitje me fanellën e skuadrës gjilanase. Llapi ka transferuar disa futbollistë, por edhe ka ndërprerë bashkëpunimin me disa të tjerë. Ndërkohë Ballkani ka transferuar Almedin Klinakun nga Dinamo e Ferizajt.

Burimi: Koha