Hapet Shkolla e Fluturimit, Rama: Trajnim për pilotët e NATO-s dhe

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në çeljen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit duke e cilësuar atë një projekt ambicioz për modernizimin e Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Rama tha se projekti u prit me humor dhe përqeshje, e më pas vazhdoi me akuza për falimentim, por ja ku jemi sot Shkolla Kombëtare e Fluturimit çel dyert e saj”.

Kreu i qeverisë falënderoi partnerët e Elbit Systems, një prej ekselencave globale të industrisë ushtarake, duke theksuar se “ata besuan dhe na u bashkuan në këtë projekt ambicioz, duke na vënë në dispozicion dijen e tyre të spikatur, që e bën Elbit Systems një prej kompetencave më absolute në botën e sotme të zhvillimeve të teknologjisë ushtarake”.

Kryeministri Rama vuri në dukje se “vetëm një dekadë më parë Forcat e Armatosura ishin lënë në mëshirë të fatit, ndërsa personeli përballej me vështirësi të shumta. Historitë e korrupsionit për të zënë një vend në ndonjë mision paqeruajtës jashtë shtetit ishin barcaleta të dhimbshme”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sot Forcat e Armatosura janë më të mirëpaguarat në rajon dhe se objektivi i qeverisë është që, në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030″ dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, pagat e tyre të arrijnë mesataren e vendeve të NATO-s”, tha Rama. Kryeministri Rama vlerësoi gjithashtu rritjen e interesit të të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura.

“E kemi nisur këtë përpjekje me një vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë, por sot është gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave që vijnë. Kjo Shkollë Kombëtare e Fluturimit është një tjetër shembull.

Shkolla ka zgjuar interes të konsiderueshëm dhe do të jetë e hapur jo vetëm për stërvitjen dhe certifikimin e pilotëve shqiptarë, por edhe të pilotëve të rinj nga vendet e NATO-s në rajon.

Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që Shkolla Kombëtare e Fluturimit është e hapur për të stërvitur dhe për të certifikuar pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në rajonin tonë dhe, pa diskutim, duke filluar nga Kosova”, tha Rama.

“Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës nëse ka interes për të stërvitur këtu për të certifikuar edhe pilotët e ardhshëm të Kosovës he po ashtu të njëjtën gjë edhe për dy vendet e tjera fqinje që janë edhe anëtare të NATO-s pasi kjo shkollë gëzon qysh nga momenti i parë kredibilitetin e padiskutueshëm të ekspertëve ndërkombëtarë të Elbit Systems edhe eksperiencën e njerëzve tanë të Forcës Ajrore, të cilët besoj se Komandanti i FA ma pranon ta them kanë rifilluar të buzëqeshin”, nënvizoi Rama.

Sot, shtoi Rama, ne kemi një flotë ajrore tërësisht të gatshme ndërkohë që na u desh të kalonim në kalvare të paimagjinueshme historirash me mirëmbajtje, bllokime, ngecje, me lloj-lloj çudirash dhe tanimë jemi plotësisht gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme të sezonit të nxehtë ku beteja me zjarret është e pashmangshme

Burimi: Telegrafi